Yuri Kim jep detaje për vizitën e Antony Blinken në Tiranë: Vizita për të ardhmen e vendit

yuri kim jep detaje per viziten e antony blinken ne tirane vizita per te ardhmen e vendit
yuri kim jep detaje per viziten e antony blinken ne tirane vizita per te ardhmen e vendit

Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, tregoi pak momente më parë detaje nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë së enjtes në Tiranë.

“Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërish në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.

Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, tha Kim midis të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →