Zbardhen detaje nga protesta e thirrur nga Rithemelimi. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbështetës të opozitës, do t’i bashkohen nesër protestës që do të mbahet para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 17:30. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 pohoi se për herë të parë pas shumë kohësh, deputetët e opozitës, kryesisht demokratë, kanë qenë në një zë për të shkuar drejt protestës.
Ndër të tjera mësohet se leja që Rithemelimi ka marrë rreth 4-5 orë leje në polici për vijimin e protestës.
Po ashtu mësohet se në tubim nuk do të mungojë as fjalimi i Berishës, i cili mund të jetë live përmes lidhjeve online, pasi qëndron në arrest shtëpie, ose i regjistruar.
Po ashtu policia ka vendosur kamera me rezolucion të lartë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Mes të tjerash mësohet se në mes të protestuesve do të ketë edhe civilë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co