Zbardhet agjenda/ Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do ketë takim edhe me Baba Mondin

zbardhet agjenda erdogan neser ne tirane per inaugurimin e xhamise se namazgjase mediat greke do kete takim edhe me baba mondin
zbardhet agjenda erdogan neser ne tirane per inaugurimin e xhamise se namazgjase mediat greke do kete takim edhe me baba mondin

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvillon të enjten një vizitë në Tiranë, e cila nis me takimin me Presidentin Bajram Begaj.

Në vijim, Presidenti Erdogan do të ketë një takim dhe më pas një konferencë për mediat me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë.

Agjenda:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në presidencë

11:40 – 12:40
Takim koke me koke me presidentin Begaj
12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30

Deklaratë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Media greke: Erdogan takim me Baba Mondin
Vizita e Presidentit të Turqisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke. Ato shkruajnë se xhamia, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015, konsiderohet më e madhja në Ballkan, me katër minare, secila 35 metra të larta, me një stil arkitekturor që të kujton epokën osmane.

Përreth xhamisë do të ketë objekte që do të funksionojnë si qendër kulturore, bibliotekë, hapësirë ​​ekspozite, sallë konferencash, “muze të bashkëjetesës” dhe shkollë për mësimin e Kuranit.

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka lëshuar një deklaratë ku shpreh mirënjohje për “popullin vëlla turk”, Presidentin Erdogan dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama që bënë të mundur ndërtimin e xhamisë së re të madhe në Tiranë.

Myftiu i Tiranës Gazmend Teki̇a është emëruar kryetar i Bordit Drejtues të fondacionit të përbashkët mes Komunitetit Mysliman dhe palës turke, që do të menaxhojë xhaminë e re.

Presidenti turk pritet të takohet në Tiranë edhe me liderin fetar të sektit mysliman bektashi në Shqipëri dhe në mbarë botën, Edmond Brahimaj, i njohur për ndjekësit edhe si Baba Mondi.

Muajin e kaluar, një raport i New York Times zbuloi planin e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një shtet sovran mysliman bektashi brenda territorit shqiptar, të modeluar sipas Vatikanit, gjë që shkaktoi një reagim nga përfaqësuesit e komunitetit të madh bektashi në Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →