Mund të duket si një lëvizje e çuditshme në sipërfaqe, por Danielede Rosi ka folur për fundmi me Marash Kumbullën dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare mund të jetë pjesë e skuadrës së Romës sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi përjetoi një pjesë të dytë shumë zhgënjyese të sezonit si huazim te Sasuolo, që përkoi me paraqitje të dobëta dhe rënien e ekipit nga kategoria. Drejtori i ri sportiv i Romës do të duhet të shesë shumë lojtarë që të vazhdojë me blerjet.
De Rosi do të ketë gati Ndikan, Maçinin dhe me shumë gjasa Lorenten, ndërsa Smolling duhet të shitet, megjithatë nevoja për të ndërhyrë në repartet e tjera, mund të lerë Kumbullën te Roma si mbrojtës i pestë.
Qëndrimi i tij do të ishte me marrëveshje, natyrisht nëse do të mbërrijë ndonjë ofertë për të, ai do të shitet, por kjo duket e pamundur. De Rosi ka zhvilluar një bisedë me 24-vjeçarin i cili është gati, edhe pse i vetëdijshëm që nuk do të luajë shpesh, por vetëm kur t’i kërkohet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co