Zbardhet dëshmia e djalit të Erjon Goxhares: Konflikti mes prindërve ka nisur një muaj më parë, mami e kishte pranuar tradhtinë! Më tha ‘më mirë vras…’

zbardhet deshmia e djalit te erjon goxhares konflikti mes prinderve ka nisur nje muaj me pare mami e kishte pranuar tradhtine me tha me mire vras





































Djali i Erjon Goxhares, efektivit të Policisë që plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Komunës së Parisit disa ditë më parë.

erjon goxharaj

Sipas dëshmisë së tij, ka qenë i ati që e ka njoftuar për ngjarjen duke e marrë në telefon, i cili i ka kërkuar që të dalë të rrethrrotullimi i Shkozës për të shkuar së bashku në zonën e Freskut.

Ata kanë marrë një taksi në vendin ku kishin lënë për t’u takuar dhe janë nisur drejt Freskut, duke ndjekur rrugë nëpër lagje.

Kur ata kanë arritur në zonën e Thesarit në Fresk, dy efektivë policie të veshur civilë kanë tentuar të ndalojnë  babain e tij, i cili është larguar me vrap në drejtim të rrugicave përreth. Ai ka thënë se preferonte të vdiste sesa të kalbej në burg.

Pasi babai i tij ishte ndjekur nga dy policë, një automjet BMË X5 me ngjyrë të bardhë është afruar dhe ka ndaluar pranë djalit sipas rrëfimit të tij. Nga ky automjet ka zbritur Marsel Seferi, daja i tij, njëherazi edhe punonjës i policisë.

Seferi e ka ftuar djalin e Goxharës të hipte në automjetin e tij, duke i kërkuar të shkonin në Drejtorinë e Policisë për të dhënë deklaratën e tij mbi ngjarjen.

Djali ka theksuar se konflikti mes prindërve të tij kishte filluar një muaj më parë dhe kishte përfshirë akuzat për tradhti nga ana e babait të tij ndaj nënës.

Sipas të riut, mamaja e tij e kishte pranuar tradhtinë me kolegun e punës, Lorenc Kostën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →