Bota Shqiperia

Zbatimi i marrëveshjes Izrael-Hamas, lirohen 7 pengje të mbajtura në Gaza, mes tyre disa tajalandëzë











































Pas arritjes së marrëveshjes, dy izraelitë dhe pesë shtetas tajlandezë që ishin mbajtur në Gaza nga Hamasi, i janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

izrael pengje

Arbel Yehoud, 29 vjeçe dhe 80-vjeçari Gadi Mozes, u dorëzuan në Gazën jugore. Të dy ata janë civilë izraelitë.

Transferimi i pengjeve u bë para rrënojave të shtëpisë së familjes së Yahya Sinwar, liderit të krahut të armatosur të Hamasit në Gaza, i cili u vra nga forcat izraelite në fund të vitit të kaluar.

Pesë shtetas tajlandez të rrëmbyer më 7 tetor u liruan gjithashtu. Ata janë në mesin e tetë shtetasve tajlandezë që po mbaheshin në Gaza.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli priste që Yehoud, një grua peng civile, të ishte ndër pengjet e para që do të liroheshin. Kur ajo nuk u lirua më 25 janar, Izraeli vonoi hapjen e korridorit Netzarim që përçart Rripin e Gazës dhe refuzoi të linte palestinezët në Gazën veriore, siç ishte rënë dakord në marrëveshje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts