Shqiperia

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Shënmri të Tiranës, Rama: Dëshmi e kulturës arbërore në kryeqytet. Vlerë për turizmin historik e kulturor

zbulim i jashtezakonshem arkeologjik ne shenmri te tiranes rama deshmi e kultures arberore ne kryeqytet vlere per turizmin historik e kulturor
zbulim i jashtezakonshem arkeologjik ne shenmri te tiranes rama deshmi e kultures arberore ne kryeqytet vlere per turizmin historik e kulturor

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale foto të një zbulimi të jashtëzakonshëm arkeologjik në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.

Rama shprehet se ky zbulim është dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone dhe shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare🤝🇦🇱

🏺Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë🗿🔍🏺💍🗡️

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅

#VetëmPërpara➡️🇪🇺

#SHQIPËRIA2030🇦🇱”, shkruan Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts