Bota

Zbulimi i 6 pengjeve të pajetë në Gaza, Shtëpia e Bardhë përgatit një propozim të ri armëpushimi

zbulimi i 6 pengjeve te pajete ne gaza shtepia e bardhe pergatit nje propozim te ri armepushimi
zbulimi i 6 pengjeve te pajete ne gaza shtepia e bardhe pergatit nje propozim te ri armepushimi

Shtëpia e Bardhë deklaroi se është duke zhvilluar një propozim të ri armëpushimi dhe marrëveshjeje pengjesh me homologët e saj egjiptianë dhe ata të Katarit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Gaza.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka thënë se ekzekutimet e gjashtë pengjeve, përfshirë një amerikan, nga Hamasi, “theksojnë ndjenjën e urgjencës” në bisedime.

Kirby nuk pranoi ta cilësonte propozimin e fundit si një ofertë “përfundimtare” por nuk pranoi të spekulonte se çfarë mund të ndodhte nëse shtytja nuk do të jetë e suksesshme.

Duke iu përgjigjur këmbënguljes së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli do të mbante një prani ushtarake përgjatë gjithë kufirit të Gazës me Egjiptin, Kirby theksoi se Izraeli kishte rënë dakord tashmë që si pjesë e fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi do të tërhiqte trupat e tij nga zona me popullsi të dendur, duke përfshirë të ashtuquajturin korridor të Filadelfit.

“Ky është propozimi për të cilin Izraeli kishte rënë dakord”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts