Lifestyle

Zbulohen 16 personazhet e “Ferma VIP”, ja emrat e famshëm

zbulohen 16 personazhet e ferma vip ja emrat e famshem
zbulohen 16 personazhet e ferma vip ja emrat e famshem

Janë zbuluar zyrtarisht 16 personazhet e “Ferma VIP”, reality show i cili do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Vizion Plus.

Pjesë e “Ferma Vip” do të jenë Ditea Berisha, Renis Gjoka, Gordana Kingji e njohur me emrin e artit BabyGee, Gledis Gegaj, Rigelsa Cybi, Valer Kolnikaj, Elsa Lila, Florian Agalliu, Dijonis Biba, Çiljeta Xhilaga, Robert Berisha, Mariana Kondi, Niko Komani, Gloria Meshi, Xhesika Polo dhe Albano Bogdo.

Spektakli do të moderohet nga Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku. Spektakli i madh do të zhvillohet në dy net prime, përkatësisht të hënën dhe të premten.

16 personazhet do të jenë fermerët më të rinj në vend, do të merren me rritjen e mbarështimin e kafshëve, do të punojnë tokën, do të bëhen bujq e blegtorë në kuptimin e parë të fjalës, për të siguruar ecurinë e tyre në program.

Një aspekt ky që do ta bëjë këtë reality absolutisht më interesantin për t’u ndjekur, pasi në fermën e VIP-ave, asgjë nuk dhurohet, gjithçka duhet fituar me mund, shpeshherë edhe ushqimi dhe të mirat bazike të jetesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts