Zbulohen 2 lokale të përshtatur për lojëra fati të ndryshme, ndërsa në pranga ka rënë një person në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra 43 vjeçari Fani Lulaj, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit.
NJOFTIMI I POLICISE
Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati. Zbulohen 2 lokale të tjera të përshtatura për lojëra fati të ndryshme. Sekuestrohen 15 pajisje të ndryshme elektronike që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Për 2 rastet e goditura, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në fshatrat Varibop dhe Drizë, Fier, organizoheshin lojëra fati të ndryshme.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Varibop, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. L., 43 vjeç, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Drizë, është shpallur në kërkim shtetasi D. R., 36 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen B. R., 35 vjeçe, të dy banues në fshatin Zhupan.
Gjatë kontrolleve në këto 2 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 tableta, 2 kompjuterë, 2 laptopë, 1 monitor, 1 DVR, 1 celular, 2 kasa që shërbejnë për printimin e biletave dhe 9 bileta sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co