Zbulohen ofertat e Venecias dhe La Korunjës për Maget, Partizani… reziston

zbulohen ofertat e venecias dhe la korunjes per maget partizani reziston





































Maget Gueje ka bërë valixhet gati dhe pret vetëm sinjalizimin e Partizanit për të udhëtuar në një destinacion të ri. Senegalezi është thuajse i larguar nga Partizani, që po zhvillon negociatat finale me dy klube dhe pritet të vendosë në ditët në vijim. Siç e kemi raportuar edhe në ditët e shkuara, Venecia mbetet klubi më i interesuar dhe më këmbëngulës për shërbimet e 21-vjeçarit.

maget

ITALIANËT – “Panorama Sport” arrin të zbulojë detaje rreth propozimit të italianëve dhe prapaskenave në negociatat mes klubeve. Mësohet se Venecia e ka vlerësuar Magetin 700 mijë euro dhe ka nisur një ofertë zyrtare me këtë vlerë. Partizani po heziton, madje ka kthyer një përgjigje, ku kërkon një shifër më të madhe. Italianët nga ana e tyre bazohen te fakti që Maget ka edhe një vit kontratë dhe kjo është mundësia e fundit për ta shitur me këto shifra.

Deri më tani negociatat notojnë në këto ujëra, por nëse italianët nuk e rrisin ofertën, me siguri të kuqtë do të detyrohen të heqin dorë nga një nga zbulimet më të mëdha të viteve të fundit në futbollin shqiptar. Venecia në këtë sezon është ngjitur në Serinë A dhe për Maget mund të jetë një kapërcim gjigant në karrierë.

SPANJOLLËT – Ama, duhet thënë se Partizani heziton, pasi në tavolinë ka edhe një tjetër ofertë. E kemi raportuar prej disa ditësh se Deportivo La Korunja ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Partizanit, teksa edhe për këtë operacion “Panorama Sport” ka arritur të zbulojë shifrat.

Mësohet se klubi spanjoll i La Liga 2 ofron një shifër prej 500 mijë eurosh, plus 40% të kartonit të rast rishitjeje. Partizani nuk e ka refuzuar këtë ofertë, e cila vijon të jetë e pranishme në tavolinën e presidentit Demi. Gjithsesi, në situatën aktuale propozimi i Venecias duket me konkret dhe i bindshëm për të tashmen. Por nga ana tjetër, nëse të kuqtë do të ruanin 40% të kartonit, në rast të një shitjeje tjetër me siguri do të fitonin më shumë se 200 mijë euro, saç është diferenca mes dy propozimeve.

PREFERENCA – Maget nga ana e tij ka një preferencë pak më të madhe për futbollin spanjoll, por në këtë moment duket sikur vendimin final e ka në dorë vetëm Partizani. Mesfushori “shpërtheu” nën drejtimin e Zekiçit në këtë sezon dhe e mbylli sezonin me paraqitje mbresëlënëse dhe me 6 gola të shënuar në Kategorinë Superiore. I riu duket se ka gjetur edhe stabilitet sa u përket dëmtimeve, që në të shkuarën e kanë penguar jo pak.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →