Shqiperia

Zbulohen predha luftarake në Komsi të Matit (FOTO)

zbulohen predha luftarake ne komsi te matit foto
zbulohen predha luftarake ne komsi te matit foto

Me dhjetra predha luftarake janë konstatuar në ish-fushën e shkrirjes të municioneve të ish-repartit ushatarak në Komsi, në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut” të bashkisë Mat.
Menjëherë pas lajmit të publikuar në Balkanweb dhe News 24 në vendngjarje ku janë pikasur predhat ka mbërritur uniformat blu të Matit dhe zona është rrethuar me shirita për rrezikshmërinë që paraqet, deri në mbërritjen e forcave të xhenios nga Tirana.
Predhat janë konstatuar në vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës. Ato janë kontastuar rastësisht por zona njihet si e rrezikshme për shkak se aty në vitet ‘95-200 bëhej demontimi i municioneve luftarake.
Specialistë të ushtrisë bënë me dije se një pjesë e këtyre predhave luftarake përbën rrezikshmëri, pasi janë me djegore të paplasura.
Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts