Zbulohet ana e errët e Inzagit, ish-mbrojtësi: I vidhte të fejuarat shokëve të skuadrës, i pëlqente të shihte gruan time

zbulohet ana e erret e inzagit ish mbrojtesi i vidhte te fejuarat shokeve te skuadres i pelqente te shihte gruan time








































Filipo Inzagi do të kujtohet gjithmonë si një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Serisë A ku ka bërë emër me Juventusin e sidomos me Milanin. Por përtej jetës në fushën e lojës, ai nihej si “goleador” edhe jetën jashtë saj.

sdfdsfdsfdfdsfd

Revistat rozë në vitet kur ai ishte futbollist mbusheshin me artikuj për të dhe lidhjet me modele apo prezantuese. Por përtej të dashurave VIP, me sa duket Inzagi ka pasur fiksim edhe partneret e shokëve të skuadrës. Këtë e ka zbuluar ish-mbrojtësi brazilian Athirson, i cili ka qenë shok skuadre me Inzagin në vitin 2001 te bardhezinjtë e Juevntusit. Në një intervistë, ai ka treguar edhe të pathënat e “SuperPipos”.

“E provonte me gratë e futbollistëve. Po, po. Dhe i pëlqente të shihte… rrinte e shihte gjithmonë gruan time për shembull. Por nuk shihte vetëm gruan time, edhe të lojtarëve të tjerë. Me pak fjalë një nga ata që të vjedh të fejuarat, i paskrupullt.

Në atë periudhë kishte edhe ndonjë problem. Nuk jam i sigurt, por më duket se kishte edhe një ndarje, por nuk mund të flas për të pasi nuk jam i sigurt”, kujtoi Athirson i cili ka treguar edhe një përplasje të sulmuesit asokohe me Davids në stërvitje për këtë çështje.

“Një herë në stërvitje ju betohem ishte një atmosferë e zjarrtë Davids që i shkonte gjithmonë kundër. Ai ankohej dhe Edgar, bum, bum. Unë e shtyja dhe ai përplasej. Pastaj i thosha përfito, përfito, godite tani ti që mundesh, Unë nuk mundesha, sapo kisha mbërritur te Juventusi”, shpjegoi mbrojtësi brazilian i cili bëri vetëm një sezon te skuadra italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →