Zbulohet grabitja me armë e 135 mijë eurove në Greqi, shpallet në kërkim 46-vjeçari nga Saranda

zbulohet grabitja me arme e 135 mije eurove ne greqi shpallet ne kerkim 46 vjecari nga saranda
zbulohet grabitja me arme e 135 mije eurove ne greqi shpallet ne kerkim 46 vjecari nga saranda

Policia greke ka arritur të zbardhë një grabitje me armë, të kryer nga tre persona të maskuar, një ngjarje e ndodhur në korrik 2023 në Mesinia. Pas hetimeve, policia ka arritur të identifikojë një nga tre autorët e grabitjes me armë të pikës postare “ELTA” më 27 korrik 2023 në Mesinia.

Mëngjesin e asaj dite, dy persona të maskuar zbresin nga një fuoristradë dhe pasi thyejnë xhamin e pikës postare, hyjnë brenda. Në kërcënimin e armëve të zjarrit tip “Kallashnikov”, kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej rreth 135 mijë euro. Pas kësaj, dy autorët kanë hipur sërish në fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.

[embedded content]

Pas hetimeve 6 mujore, është arritur të identifikohet një nga autorët dhe është shpallur në kërkim Eduart Qëndrothanasi, 46 vjeç nga Saranda, me kombësi shqiptare e shtetësi greke. Ndaj tij janë ngritur akuzat “organizatë kriminale”, “grabitje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →