Një operacioni i gjerë antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Kodrës së Diellit 2 në Tiranë, por mësohet se është shtrirë edhe në zonën e Fushë Krujës.
Sipas të dhënave të policisë bëhet fjalë për sasi të mëdha kokaine që ka trafikuar grupi kriminal.
Po ashtu është gjetur një sasi kokaine në një banesë në Qerekë të Fushë Krujës, ndërsa te Kodra e Diellit 2 dyshohet për një laborator droge.
Gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, por raportohet për disa persona të ndalur, të cilët kanë bashkëpunuar me grupe kriminale të huaja.
Ky operacion udhëhiqet nga SPAK dhe autoritetet spanjolle.