Zbulohet një fabrikë droge në një magazinë në Sesto Fiorentino në Firence të Italisë, arrestohet një shtetas shqiptar dhe kallëzohet qiramarrësi i pronës.
Gjatë operacionit u sekuestruan 729 bimë kanabis dhe 53.3 kg të njëjtës lëndë narkotike të paketuara tashmë dhe gati për shitje. Kjo është rezultat i një hetimi të shpejtë nga policia financiare italiane.
Era e fortë e drogës që vinte nga hangari e çoi policinë. Hetimet nisën prej andej me aksione në zonë në fund të së cilës shqiptari u ndalua teksa ndodhej në furgonin e tij.
Më pas hetuesit zbuluan se në kasolle kishte një fabrikë prodhimi droge të përbërë nga makineri të shumta që përdoreshin për kultivimin, ujitjen, ndriçimin, lagështimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës.
U sekuestrua një plantacion i përbërë nga 729 bimë të rritura në vazo të vendosura në tre sera dhe 53.3 kg drogë. Shitja e lëndës narkotike do të sillte të ardhura prej 200 mijë eurosh për arkën e krimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co