Policia gjermane ka zbuluar një plantacion kanabisi në Löhne-Gohfeld dhe ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë.
541 bimë kanabis, 8 kilogramë marijuanë e gatshme për shitje dhe aksesorë të ndryshëm profesional për plantacione janë sekuestruar.
Plantacioni u zbulua si pjesë e ekzekutimit të një urdhri kontrolli. Kur arritën në Löhne-Gohfeld, detektivët zbuluan se e gjithë prona që po kërkonin ishte konvertuar dhe përdorur për të rritur bimë kanabisi.
Gjatë kontrollit, dy të dyshuarit u arrestuan dhe u sollën para gjykatësit në gjykatën e qarkut Bad Oeynhausen. Ai ka lëshuar urdhrat e arrestit dhe sipas policisë hetimet janë në vijim.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co