Zbulohet shpërblimi, ja sa do të përfitojë trajneri Tuhel nëse fiton… Botërorin

zbulohet shperblimi ja sa do te perfitoje trajneri tuhel nese fiton boterorin





































Tomas Tuhel thuhet se do të përfitojë një bonus të konsiderueshëm nëse udhëheq Anglinë drejt lavdisë në Kupën e Botës FIFA 2026 në Amerikën e Veriut. 51- vjeçari ka fituar trofe me Borusian e Dortmundit, PSG-në, Çelsin dhe Bajernin e Mynihut gjatë karrierës së tij në menaxhimin e klubeve.

TUHEL1

Ai u përcaktua në fillim të këtij muaji si njeriu i zgjedhur nga Federata e Futbollit për të marrë drejtimin nga Garet Sauthgejt, i cili u largua si trajner i Anglisë pas humbjes së skuadrës së tij nga Spanja në finalen e “Euro 2024”.

Tuhel ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me “FA”-në dhe ai do të fitojë të paktën 7.5 milionë paund gjatë kësaj periudhe, sipas “The Sun”. Për më tepër, pretendohet se gjermani do të marrë një bonus shtesë prej 3 milionë paundësh nëse lojtarët e Anglisë i japin fund pritjes së gjatë, duke fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1966.

Paga e raportuar e Tuhelit prej 5 milionë paundësh në vit thuhet se është dy herë më e madhe se ajo e Sauthgejtit. Sidoqoftë, Sauthgejt me sa duket kishte këmbëngulur për një bonus me vlerë 4 milionë paund, nëse ai do të ishte njeriu që sillte një triumf në Kupën e Botës. Sauthgejt e drejtoi Anglinë në dy Kupa Bote.

Në vitin 2018, ai udhëhoqi “Tre Luanët” në vendin e katërt në Rusi, ku ata u mundën nga Kroacia në gjysmëfinale. Anglia më pas u eliminua në fazën çerekfinale në Katar në 2022, duke humbur ndaj Francës. Sauthgejt gjithashtu e dërgoi Anglinë në dy finale të njëpasnjëshme të Europianit.

Skuadra e tij u mund me penallti nga Italia në finalen e “Euro 2020”, përpara se të humbiste 2-1 nga Spanja në ndeshjen e fundit në “Euro 2024”. Ndeshja e parë e Tuhelit si trajner i Anglisë pritet të jetë në mars të vitit 2025. Li Karslej, i cili ka qenë në krye të Anglisë provizorisht që nga largimi i Sauthgejtit në verë, do të drejtojë ekipin edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Irlandës në nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →