Shqiperia

Zbulohet skema/ Si mashtronin pikat e shkëmbimit valutor gjeorgjianët, në mes të 500-ësheve vendosnin gazeta dhe…

zbulohet skema si mashtronin pikat e shkembimit valutor gjeorgjianet ne mes te 500 esheve vendosnin gazeta dhe
zbulohet skema si mashtronin pikat e shkembimit valutor gjeorgjianet ne mes te 500 esheve vendosnin gazeta dhe

Një shtetas gjeorgjian është arrestuar ditën e sotme pasi përmes një skeme mashtrimi arriti së bashku me dy të tjerë të vjedhin shuma të konsiderueshme parash nga pikat e shkëmbimit valutor në Shqipëri.

Sipas asaj që raportohet nga gazetari Igli Çelmeta, tre të dyshuarit kërkonin prerje prej 500 euro në exchange. Pas marrjes së parave, ata i numëronin, i mbyllnin në një zarf dhe i fshihnin në çantën e tyre.

Kur pronari i dyqanit këmbëngulte për verifikimin e parave, ata i jepnin një zarf tjetër që përmbante një tufë ku në fillim dhe fund ndodhej nga një kartmonedhë e vërtetë.

Specifikisht, në fillim dhe në fund të zarfit, ndodhej një prerje prej 500 euro, ndërsa pjesa tjetër e zarfit ishte e mbushur me prerje gazete të një madhësie dhe forme të ngjashme me paratë e vërteta. Kjo krijonte një iluzion që zarfet ishin të njëjta, dhe punonjësi i exchange mund të mendonte se ishte e njëjta shumë parash.

Rasti i fundit në Shkodër ku u vodhën 140 000 euro është pjesë e një serie mashtrimesh që kanë prekur exchanget në Shqipëri. Para kësaj, një incident i ngjashëm ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë dhe një tjetër në Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts