Ăifti princĂ«ror i Uellsit prej njĂ« muaji janĂ« me pushime, por nuk munguan tĂ« postojnĂ« nĂ« llogarinĂ« e tyre zyrtare nĂ« Instagram njĂ« video falĂ«nderimi pĂ«r ekipin olimpik tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe, i cili fitoi 65 medalje nĂ« LojĂ«rat e fundit Olimpike nĂ« Paris.
Kate Middleton dhe Princi William , i cili u pa në publik për herë të parë me një mjekër, u shfaqën në videomesazh së bashku me të famshëm si David Beckham dhe Snoop Dogg. Videoja zbuloi vendndodhjen e pushimeve të tyre, e cila nuk është tjetër veçse Anmer Hall, shtëpia që ndodhet në pasurinë Sandringham të Norfolk.
Prej disa kohësh po përflitet se Kate ka zgjedhur këtë shtëpi për të kaluar kohën si pjesë e trajtimit të saj për kancerin. Kjo shtëpi është përdorur edhe nga familja mbretërore si rezidencë kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së mbylljes për shkak të COVID-19.
Anmer Hall ishte një nga dhuratat e Mbretëreshës Elizabeth për çiftin pas martesës së tyre. Uilliam e vizitonte këtë rezidencë të veçantë kur ishte fëmijë, pasi shoku i mirë i babait të tij, Hugh Van Custem, kishte jetuar prej vitesh. Kur shtëpia ra në duart e çiftit, pallati shpenzoi mbi 2 milionë dollarë për ta rinovuar atë strukturëne.
Kate ishte e përfshirë gjerësisht në dizajnin e brendshëm të shtëpisë dhe, sipas revistës Town and Country, shpesh shihej duke bërë blerje në dyqanet lokale të dekorit.
Familja banoi në shtëpi për ca kohë pas lindjes së Princeshës Charlotte dhe u zhvendos në Pallatin Kensington kur William iu dhanë detyra shtesë si pjesë e titullit të tij.
Shtëpia është shumë e mbrojtur nga paparacët dhe nuk lejohen fluturime mbi pronën e saj, gjë që e bën atë ideale për pushimet e çiftit princëror, të cilët sidomos në këtë kohë kërkojnë qetësinë e tyre. Më poshtë mund ta shikoni videon me Kate dhe William.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co