Zbuluan rolin e mikroARN te organizmi i njeriut/ Nobeli në Mjekësi shkon për dy shkencëtarë amerikanë

zbuluan rolin e mikroarn te organizmi i njeriut nobeli ne mjekesi shkon per dy shkencetare amerikane
zbuluan rolin e mikroarn te organizmi i njeriut nobeli ne mjekesi shkon per dy shkencetare amerikane

Çmimi Nobel për vitin 2024 u është dhënë shkencëtarëve amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, për studimin e tyre në mikroARN. Puna e tyre ndihmoi në shpjegimin se si funksionojnë genet tona brenda trupit të njeriut dhe se si kjo krijon indet e ndryshme.

Victor Ambros dhe Gary Ruvkun në vitin 1993, publikuan gjetje të papritura që përshkruanin një nivel të ri të rregullimit të geneve, i cili doli të ishte shumë domethënës dhe i ruajtur gjatë evolucionit, raporton BBC.

MikroARN, një klasë e re e molekulave të vogla të ARN-së, luajnë një rol vendimtar në rregullimin e geneve. Kjo rezultoi thelbësore për organizmat shumëqelizorë, përfshirë njerëzit. MicroARN-të po provohen të jenë thelbësisht të rëndësishme për mënyrën se si zhvillohen dhe funksionojnë organizmat.

Çdo qelizë në trupin e njeriut përmban të njëjtin informacion gjenetik të papërpunuar, të mbyllur në ADN-në tonë. Por qelizat e eshtrave, qelizat nervore, qelizat e lëkurës, qelizat e bardha të gjakut, qelizat e zemrës dhe shumë të tjera secila e përdorin atë kod gjenetik në mënyra të ndryshme shumë të specializuara. Puna nga dyshja amerikane ndihmon në shpjegimin se si ndodh kjo.

Fituesit e shpallur nga asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska, në Stockholm, të ndajnë çmimin me vlerë 11 milionë korona suedeze (810,000 £) ose rreth 1 mln euro.

Vitin e kaluar, çmimi shkoi për hungarezo-amerikanen Katalin Kariko dhe amerikanin Drew Weissman për zbulimet e tyre novator që mundësuan zhvillimin e vaksinave mRNA kundër COVID-19, të cilat luajtën një rol vendimtar në luftimin e pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →