Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është i gatshëm të përfshihet në bisedime me presidentin e porsazgjedhur të Iranit, Masud Pezeshkianin.
Pezeshkian, ligjvënësi reformist, e fitoi balotazhin presidencial të Iranit më 5 korrik, duke u bërë presidenti i nëntë i Republikës Islamike të Iranit.
âNe jemi nĂ« dijeni pĂ«r rezultatin e zgjedhjeve presidenciale nĂ« Iran dhe e urojmĂ« presidentin e zgjedhur Masud Pezeshkianâ, tha Nabila Massrali, zĂ«dhĂ«nĂ«sja e BE-sĂ« pĂ«r politikĂ« tĂ« jashtme dhe siguri, nĂ« njĂ« postim nĂ« X.
âNe jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« angazhohemi me QeverinĂ« e re nĂ« pĂ«rputhje me politikĂ«n e BE-sĂ« pĂ«r angazhim kritikâ, shkroi ajo.Pezeshkian ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r âmarrĂ«dhĂ«nie konstruktiveâ me vendet e PerĂ«ndimit dhe e mbĂ«shtet ringjalljen e marrĂ«veshjes bĂ«rthamore tĂ« vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive globale.
Pas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, SHBA-ja i hoqi sanksionet kundër Iranit, por më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe prej atëherë Uashingtoni ka rikthyer sanksionet që e kanë ngufatur ekonominë e republikës islamike.
Përpjekjet për ringjalljen e marrëveshjes kanë dështuar dhe Teherani ka shkelur kushtet e marrëveshjes duke prodhuar uranium të shkallës së lartë të pasurimit.
Në mars, Bloomberg News citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes duke thënë se Irani ishte më pak se 12 ditë larg që të posedonte materiale të nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore./REL
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co