Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Stano: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës

zedhenesi i bashkimit evropian stano veprimet e fundit ne veri mund te ndikojne negativisht ne heqjen e masave ndaj kosoves
zedhenesi i bashkimit evropian stano veprimet e fundit ne veri mund te ndikojne negativisht ne heqjen e masave ndaj kosoves

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka lënë të kuptohet të martën, në mënyrë indirekte se, veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, mund të kenë ndikim negativ në mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese, të vëna ndaj Kosovës më shumë se një vit më parë.

“Fakti që BE-ja vendosi masa kundër Kosovës, vitin e kaluar, është pasqyrë e hapave që çuan në përshkallëzim. Tani shohim më shumë hapa të njëanshëm dhe më shumë veprime të pakoordinuara. Ky, në të vërtetë, nuk është shtensionim. Kjo çon në përshkallëzim të mëtejshëm. Këtë duhet ta kuptojnë qartë ata që marrin vendime në Prishtinë”, ka thënë Stano.

Më 5 gusht, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, me arsyetimin se puna aty është kryer pa licencë dhe pa regjistrim në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e autoriteteve të Kosovës janë të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, në dialogun që ndërmjetëson vetë blloku evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →