Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia është “e gatshme” për bisedime mbi çështje sigurie me Shtetet e Bashkuara, por shtoi tha se ato duhet të përfshijnë konfliktin në Ukrainë, e në mënyrë specifike atë që ai e quajti “angazhim të drejtpërdrejt” të Shteteve të Bashkuara atje.
Gjatë konferencës së rregullt me gazetarët, zëdhënësi Peskov tha se dialogu ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë “është shumë i nevojshëm” për shkak “të problemeve të shumta të lidhura me arkitekturën globale të sigurisë”.
Zoti Peskov i bëri këto komente si përgjigje ndaj pyetjes rreth mundësisë së bisedimeve me Shtetet e Bashkuara rreth rreziqeve bërthamore pavarësisht konfliktit në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do të vendosë Ukrainën në krye të listës për ta furnizuar me raketa të fuqishme për mbrojtje ajrore pas sulmeve të Rusisë me raketa dhe dronë që dëmtuan rrjetin energjetik nëpër tërë vendin gjatë natës.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve se qindra raketa të sapo prodhuara ‘Patriot” dhe ‘NASAMS’ që përdoren për mbrojtje tokë-ajër – do të dërgohen në Ukrainë para se t’u jepen shteteve të tjera që i kanë porositur ato, duke iu referuar sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co