RUSI – Trupi i figurës kryesore të opozitës ruse Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij, tha zëdhënësi i tij.
Kjo vjen pasi asaj i ishte thënë të pranonte një varrim të fshehtë, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.
Në një postim në X, zëdhënësi i Navalny falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij. Nuk dihet ende se kur do të bëhet varrimi.
Më herët të shtunën, e veja e Navalnyt, Julia, akuzoi Vladimir Putinin se mbante peng trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte. Ajo akuzoi sërish presidentin rus se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj.
Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur reagimin perëndimor ndaj vdekjes si histerike. Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.
(BBC – BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co