Volodymyr Zelensky ka vënë në shënjestër kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, duke e akuzuar atë për tradhti të liderëve të tjerë evropianë pas “misionit të paqes” të Orbanit në Moskë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti ukrainas e nisi samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pallatin Blenheim të enjten me një fjalim emocionues – ku foli edhe për përpjekjet e fundit të Orbanit për t’iu afruar Moskës.
Zelensky po i drejtohej një dhome të mbushur plot me liderë evropianë dhe ministra të mbrojtjes, të cilët janë mbledhur në Oxfordshire në një moment kyç për luftën në Ukrainë.
Ai tha: “Ne kemi ruajtur unitetin në Evropë duke vepruar së bashku, që do të thotë se Putini i ka humbur objektivat e tij parësore … Ky është avantazhi ynë, por ai mbetet një avantazh vetëm për sa kohë që ne jemi të bashkuar”.
Duke iu referuar Putinit, ai tha: “Ai mund të përpiqet t’ju afrohet, ose të shkojë tek disa nga partnerët tuaj individualisht, duke u përpjekur t’ju tundojë ose t’ju bëjë presion për t’ju shantazhuar në mënyrë që njëri prej jush të tradhtojë të tjerët. Ne ruajmë unitetin tonë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co