Zelensky: Bastisja në Kursk i tregon botës motivet reale të Putinit

zelensky bastisja ne kursk i tregon botes motivet reale te putinit
zelensky bastisja ne kursk i tregon botes motivet reale te putinit

Operacioni i vazhdueshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë ndihmoi shumë liderë dhe analistë të kuptojnë motivet e vërteta që shtyjnë Vladimir Putinin, i cili kërkon të shkatërrojë Ukrainën.

Këtë e deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke iu drejtuar forumit të 50-të ndërkombëtar Ambrosetti në Itali.

“Me operacionin Kursk, ishte shumë e rëndësishme që të hapeshin sytë e disa liderëve, analistëve, në mënyrë që ata të kuptonin motivet e vërteta të Putinit. Ai kërkon të na asgjësojë. Ai nuk lëvizi forcat për të mbrojtur këta njerëz, fëmijë (në rajonin e Kurskut – Kjo nuk ka rëndësi për Putinin, ai vazhdoi të pushtojë dhe të godasë fshatrat tanë, të vrasë njerëzit tanë”, theksoi Zelensky.

Presidenti kujtoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës kishin marrë kontrollin e 1300 kilometrave katrorë të territorit, duke përfshirë njëqind vendbanime, në rajonin e Kurskut.

Bastisja ofensive e forcave të Ukrainës në rajonin Kursk të Federatës Ruse filloi më 6 gusht 2024.

Nga fundi i gushtit, si pjesë e krijimit të një zone tampon në rajonin e Kurskut, Ukraina ka marrë kontrollin e 100 vendbanimeve dhe ka kapur rreth 600 ushtarë rusë.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →