Bota

Zelensky falenderon SHBA-në për paketën e re të ndihmës ushtarake prej 2.3 miliardë dollarësh

zelensky falenderon shba ne per paketen e re te ndihmes ushtarake prej 2 3 miliarde dollaresh
zelensky falenderon shba ne per paketen e re te ndihmes ushtarake prej 2 3 miliarde dollaresh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur lajmin se SHBA-ja do të dërgojë 2.3 miliardë dollarë shtesë ndihmë për sigurinë në Ukrainë.

Lajmin për ndihmën e re ushtarake e ka dhënë sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili theksoi se paketa përfshin armë antitank, interceptorë dhe municione për Patriot dhe sisteme tjera të mbrojtjes ajrore.

Bëhet e ditur se njoftimi erdhi pasi Lloyd e takoi ministrin ukrainas të mbrojtjes, Rustem Umerov, në Pentagon, shkruan skynews.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Zelensky vuri në pah rëndësinë e armëve amerikane për ushtrinë ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts