Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të jetë sot në Dubrovnik të Kroacisë për të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, organizuar nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga 12 vende të rajonit, përfshirë tre presidentë, pesë kryeministra dhe katër ministra të Jashtëm.
Ky është samiti i tretë në këtë format, pas atij të Athinës të mbajtur në vitin 2022 dhe më pas në Tiranë shkurtin e kaluar, me synimin për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.
Pritet që në fund të punës të miratohet një deklaratë e përbashkët, në përputhje me ato të samiteve të kaluara në Athinë dhe Tiranë.
Pikat kryesore duhet të përfshijnë dënimin e agresionit rus, mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë, mbështetjen për planin e paqes të presidentit Zelensky, integrimin evropian të Kievit dhe anëtarësimin në NATO, kur kushtet ndërkombëtare dhe të brendshme të Ukrainës do ta lejojnë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co