Zelensky kërkon që Rusia të detyrohet të bëjë paqe

zelensky kerkon qe rusia te detyrohet te beje paqe
zelensky kerkon qe rusia te detyrohet te beje paqe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të qetësohet vetëm me bisedime, por se Moska duhet të detyrohet për paqe.

Zelensky ka kërkuar mbështetjen e liderëve perëndimorë për atë që ai e quan një “plan fitoreje” për t’i dhënë fund luftës që filloi kur Rusia nisi një pushtim të plotë të vendit të tij në shkurt të vitit 2022, raporton Reuters.

Zelensky ka deklaruar se lufta do të përfundojë një ditë, por jo sepse “dikush u lodh nga lufta” ose përmes një tregtie me presidentin rus, Vladimir Putin, një referencë për propozimet që Ukraina të lëshojë disa territore të pushtuara nga Rusia për të zgjidhur konfliktin.

“Kjo luftë nuk mund të qetësohet me bisedime. Duhet veprim”, ka deklaruar Zelensky, duke falënderuar kombet që kanë ofruar mbështetjen e Ukrainës.

“Putini ka thyer aq shumë norma dhe rregulla ndërkombëtare saqë nuk do të ndalet më vetë, Rusia vetëm mund të detyrohet për paqe, dhe kjo është pikërisht ajo që duhet, duke e detyruar Rusinë në paqe, si agresori i vetëm në këtë luftë, i vetmi shkelës i Kartës së OKB-së”, ka thënë Zelensky.

Ai ka sulmuar gjithashtu Korenë e Veriut dhe Iranin për siç tha ofrimin e armëve për Rusinë për luftë, duke i quajtur ata “bashkëpunëtorë de facto” të Moskës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →