Zelensky për vdekjen e Navalny: Putin është një nga diktatorët më gjakatarë në historinë e Evropës

zelensky per vdekjen e navalny putin eshte nje nga diktatoret me gjakatare ne historine e evropes
zelensky per vdekjen e navalny putin eshte nje nga diktatoret me gjakatare ne historine e evropes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të mos qëndrojnë mënjanë dhe Putini të mbajë përgjegjësi për vrasjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Ai e tha këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.

“Putini është bërë tashmë një nga diktatorët më gjakatarë në historinë e Evropës. Megjithatë, për fat të keq, rruga e tij nuk ka përfunduar ende. Ne do të punojmë me këdo në botë që mund ta sjellë atë para drejtësisë. Unë i bëj thirrje çdo lideri botëror që tani të mos heshtë dhe të mos qëndrojë mënjanë. Vrasësi duhet të dënohet”, tha Zelensky.

Ai shtoi se sot është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë në botë që vlerësojnë jetën të punojnë së bashku për të arritur rezultate konkrete dhe të drejta.

Më herët në Gjermani, Zelensky tha se Navalny “ka të ngjarë të ishte vrarë nga Putin, si mijëra njerëz të tjerë të torturuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →