Zelensky përsërit thirrjen: Na duhen më shumë avionë F-16. Barazinë ajrore me Rusinë e arrijmë nëse…

zelensky perserit thirrjen na duhen me shume avione f 16 barazine ajrore me rusine e arrijme nese
zelensky perserit thirrjen na duhen me shume avione f 16 barazine ajrore me rusine e arrijme nese

Ukraina ka nevojë për më shumë se 120 avionë luftarakë F-16, për të arritur barazinë me Rusinë në qiell, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Rusia përdor 300 avionë luftarakë kundër Ukrainës çdo ditë. Është vendosur që ne të marrim rreth 10 deri në 20. Edhe nëse do të ishin 50, nuk do të ishin asgjë. Për t’u mbrojtur [me efikasitet], na duhen 128 F-16″, tha Zelensky gjatë një fjalimi në Institutin Ronald Reagan në Uashington.

Vendet e NATO-s janë zotuar se do t’i sigurojnë rreth 65 avionë F-16 Ukrainës, për të luftuar kundër pushtimit rus.

Pilotët ukrainas tashmë janë duke u trajnuar për përdorimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, Holandë dhe Rumani.

Gazeta New York Times ka raportuar më herët se Ukraina do të mund të marrë vetëm gjashtë avionë F-16 deri në korrik, ndërsa gjatës verës do të jenë gati 12 pilotë.

Autoritetet e Ukrainës kanë deklaruar vazhdimisht se avionët luftarakë perëndimorë mund ta ndryshojnë situatën në fushëbetejë, sepse Rusia ka “epërsi të plotë në qiell” në territoret e pushtuara.

Duke folur në hapje të Samitit të NATO-s, më 9 korrik, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është zotuar se do t’i sigurojë Ukrainës sisteme të reja të mbrojtjes ajrore./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →