Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se Rusia ka përdorur 130 lloje të ndryshme raketash kundër Ukrainës që nga fillimi i marsit, teksa konflikti i cili hyri në vitin e tretë muajin e kaluar po vazhdon.
“Çdo ditë dhe natë, Rusia përdor drone, raketa dhe bomba të drejtuara… Që nga fillimi i marsit, trupat ruse kanë përdorur 130 lloje të ndryshme raketash, mbi 320 drone Shahed dhe gati 900 bomba ajrore të drejtuara,” tha Zelensky në një postim në X.
Ai tha se Ukraina ka treguar se është në gjendje të rrëzojë me sukses raketat dhe dronët rusë, si dhe të shkatërrojë avionët ushtarakë rusë, por bëri thirrje për më shumë mbështetje ushtarake.
“Megjithatë, ne kërkojmë më shumë mbrojtje, veçanërisht një numër plotësisht realist të sistemeve të mbrojtjes ajrore që partnerët tanë posedojnë. Patriotët dhe sistemet e tjera duhet të bëjnë atë për të cilën janë projektuar: të mbrojnë jetët, jo të mbledhin pluhur në ruajtje,” tha ai. “Dhe dua të falënderoj të gjithë në botë që e kuptojnë këtë dhe na ndihmojnë të shpëtojmë jetë.”
Vërejtjet e Zelesnky vijnë përpara një samiti dy-ditor të Këshillit Evropian të planifikuar për 21-22 mars për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
BE thotë se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike “për aq kohë sa të duhet”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA “nuk do të lejojë që Ukraina të dështojë”, pasi Kongresi vazhdon të vonojë fondet kritike për ndihmën për Ukrainën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co