Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, ka deklaruar se synon të ketë gati të gjitha elementet e një plani për paqe deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të mund të organizonte një samit të dytë ndërkombëtar, pasues mbi vizionin e tij për paqen.
Ukraina mbajti një samit muajin e kaluar në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga 92 vende, por jo nga Rusia.
Por, në atë të radhës Kievi tha se mund të ketë edhe përfaqësues nga Rusia.
“Kam vendosur një qëllim që deri në nëntor të kemi një plan plotësisht të gatshëm”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se lideri ukrainas e bëri të ditur planin në Kiev pasi u kthye nga vizita në Uashington për samitin e NATO-s.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co