Zelensky thirrje SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar: Merrni vendime të forta, miratonin lejen për…

zelensky thirrje shba dhe mbreterise se bashkuar merrni vendime te forta miratonin lejen per
zelensky thirrje shba dhe mbreterise se bashkuar merrni vendime te forta miratonin lejen per

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së të marrin ‘vendime të forta’ ndërsa kërkon leje për të përdorur armë me rreze të gjatë, kundër Rusisë.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i jashtëm britanik, David Lammy, janë sot në Kiev për bisedime me liderët ukrainas.

“Do të kem pak më vonë në një bisedë me të (Blinken) dhe ministrin e Punëve të Jashtme për MB. Nuk i di të gjitha detajet e bisedës sonë. Do të jem i gatshëm të jem i hapur dhe i sinqertë pas këtyre konsultimeve.

Nëse jam optimist për vendimin e tyre për të na dhënë leje për të përdorur distanca të gjata, është për të ardhur keq që nuk varet nga optimizmi im. Kjo varet nga optimizmi i tyre. Le të llogarisim në disa vendime të forta për këtë.

Për ne është shumë e rëndësishme për sot. Gjithsesi, do t’jua them pas takimit dhe gjithsesi po llogaris komunikimin tim me Presidentin (Joe) Biden këtë muaj”, tha Zelensky

Ai u shpreh se ka një “plan fitoreje” që dëshiron t’i paraqesë Joe Biden këtë muaj do të forconte Kievin.

“Nëse partnerët e mbështesin planin, do ta bëjë më të lehtë për Ukrainën që të detyrojë Rusinë t’i japë fund luftës”, tha presidenti ukrainas, raportoi Reuters.

“Për çfarë është ky plan? Është një fuqizim serioz i Ukrainës dhe, për mendimin tim, do të ketë ndikim psikologjik dhe politik në vendimin e Rusisë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një sirenë sulmi ajror mund të dëgjohej në qendër të Kievit vetëm pak çaste përpara se sekretari i jashtëm britanik të shfaqej në vendndodhjen e tij.

Një fotograf lokal aty pranë i tha mediave se “e kam dëgjuar shumë herë. E dëgjoj çdo ditë këtë sirenë”

Njerëzit vazhduan të bënin jetën e tyre të përditshme derisa sirena u ndal disa minuta më vonë, raportoi PA Media.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →