Anglia bëri një tjetër paraqitje zhgënjyese në barazimin e tyre pa gola me Slloveninë të martën mbrëma.Megjithatë, rezultati ishte ende i mjaftueshëm për të siguruar vendin e parë në Grupin C, duke u garantuar “Tre luanëve” që të jenë në atë që duket të jetë ana më e favorshme e shortit. Por ata kanë shumë për të përmirësuar përpara fazës me eliminim direkt. Djemtë e Garet Sauthgejtit shënuan vetëm dy gola në tri ndeshjet e tyre në grup dhe nuk arritën të krijonin shumë mundësi të pastra në Këln kundër një skuadre kompakte sllovene. Ka qenë një pamje e njohur gjatë gjithë fazës së grupeve dhe statistikat nuk janë të këndshme për tifozët anglezë, me skuadrën që tani ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit. Këto janë numrat që turpërojnë Anglinë pas një nate tjetër jobindëse në Këln.
BELLINGAM ZHDUKET SËRISH – Ishte një tjetër natë e qetë për Xhud Bellingamin, i cili është “zhdukur” që kur shënoi golin e fitores në ndeshjen e parë të grupit të Anglisë. Herri Kejn ishte lojtari i vetëm i Anglisë në fushë që luajti 90 minutat e plota dhe kishte më pak prekje se Bellingam (69) të martën mbrëma. Zero gjuajtje, raste të krijuara, ndërhyrje, krosime të përfunduara apo gola të martën mbrëma për yllin e Realit të Madridit, i cili gjithashtu humbi 15 herë zotërimin e topit. Sulmuesi gjithashtu nuk arriti të bëjë një goditje në ndeshjen e dytë të Anglisë në Grupin C, kundër Danimarkës.
ANËSORËT JO-FLUTURUES – Bukajo Saka nuk arriti të vuloste autoritetin e tij as në lojë. Ai nuk tentoi asnjë një driblim nga krahu i djathtë, përpara se të zëvendësohej në minutën e 70-të. Në krahun e kundërt, Fill Foden arriti të mposhte lojtarin e tij vetëm një herë përpara se të zëvendësohej.
POR JO GJITHÇKA ËSHTË ERRËSIRË – Anglia ka arritur në fazën me eliminim direkt në pesë turnetë e fundit të mëdhenj. Ata kurrë nuk kishin arritur të kualifikoheshin dy herë radhazi në 1/8-at e një turneu deri në këtë seri, ndërsa Garet Sauthgejt tani ka arritur në fazën me eliminim direkt katër herë, dy herë më shumë sesa çdo trajner tjetër i Anglisë (Hoxhson, Erikson, Robson, Ramsej, Uinterbotëm, të gjithë nga dy herë). Anglia përfundoi fazën e katërt radhazi të grupeve të një Europiani pa humbje, që daton nga humbja 2-1 nga Franca në “Euro 2004”. Islanda është e vetmja skuadër që ka mundur Anglinë brenda 90 minutave në një Europian në 20 vitet e fundit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co