Zero tolerancë për Patrice Evra, dënohet me 12 vite burg, motivi

zero tolerance per patrice evra denohet me 12 vite burg motivi
zero tolerance per patrice evra denohet me 12 vite burg motivi

Ish-legjenda franceze, Patris Evra, është dënuar me 12 muaj burgim pasi është shpallur fajtor për braktisjen e familjes së tij gjatë dy viteve të fundit.

43-vjeçari dyshohet se i ka një borxh prej 969 mijë eurosh gruas së tij Sandra Evra dhe dy fëmijëve të tyre mes datës 1 maj 2021 dhe 28 shtator 2023. Dënimi i tij u konfirmua nga zyra e prokurorit të Nanterre, ka raportuar Le Parisien.

Ky dënim prej 12 muajsh është pezulluar për dy vjet me ekzekutim të përkohshëm, por ish-kapiteni i kombëtares së Francës është urdhëruar që t’i paguajë 4 mijë euro gruas së tij për dëmin moral dhe 2 mijë euro për shpenzimet ligjore.

Evra ka nisur një apel kundër vendimit, ka konfirmuar gjykata, me Jerome Boursican, avokati i tij, që ka insistuar se faktet janë të kontestuara nga klienti i tij.

Sandra dhe Evra u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë, një djalë, Lenny dhe një vajzë, Maona.

Procedurat e divorcit u iniciuan nga futbollisti tashmë i pensionuar në vitin 2020, megjithatë ato mbeten të papërfunduara gjatë katër viteve.

Në korrik 2020, u publikuan foto të Evras duke puthur modelen daneze Margaux Alexandra, partneren e tij aktuale, ndërkohë që ai mbeti i martuar me gruan e tij. Evra dhe Alexandra janë fejuar dhe që atëherë kanë pasur dy fëmijë – një djalë të vogël, Lilas dhe një vajzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →