Zgjedhja e kreut të Gardës, Gazment Bardhi: Ligjet me porosi janë kthyer në traditë! Duhet të ngrini një komision etike dhe hetoni…

zgjedhja e kreut te gardes gazment bardhi ligjet me porosi jane kthyer ne tradite duhet te ngrini nje komision etike dhe hetoni





































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se kreu i Gardës së Republikës është zgjedhur para ndryshimeve në ligjin për gardën.

bardhi

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi kërkoi që të ngrihet një komision  etike dhe të hetohet si erdhi ligji dhe pse u votua.

“Dua të ngre një çështje për procedurë por që dëshmon si është katandisur Kuvendi. Më 10 shtator 2024 ministri  Brendshëm njoftoi se pas një konkurrimi të madh na kishte zgjedhur drejtorin e ri të Gardës.

Në fakt drejtori ishte zgjedhur para ndryshimeve në ligjin për gardën e republikës.

Ligjet me porosi janë kthyer në traditë për këtë mazhorancë

Në përputhje me kodin e etikës, të ngrini një komision etike dhe të hetoni si erdhi ligji, kush e solli, pse u votua. Jemi para një ligji të porositur që përben korrupsion”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →