Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 11 majit, partitë e reja kanë filluar të bëjnë edhe planet sesi do të futen në garë. Enkelejd Alibeaj nga Partia “Djathtas 1912” tha se mund të bashkëpunojë me PD, por jo me ata që sulmojnë SPAK.
“Ne përjashtojmë bashkëpunimin me maxhorancën. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD, por jo me elementë, që kanë probleme me aleatët tanë dhe që sulmojnë drejtësinë”- tha deputeti Alibeaj në emisionin “Log” në News24.
Ndërsa Agron Shehaj që drejton Partinë Mundësia i ka mbyllur derën çdo koalicioni, duke thënë që do të futen në zgjedhje të vetëm.
“Ne nuk bëjmë aleancë me asnjë forcë politike, do hyjmë vetë në zgjedhje”, tha Shehaj.