Kandidatja e PD-së për qarkun e Durrësit, Jola Hysaj, foli sot në emisionin “Open” në News 24 lidhur me vendimin e saj për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në krah të Partisë Demokratike.
Jola Hysaj, e cila bën pjesë në listat e hapura të PD-së tha se është krenare që është pjesë e kësaj liste, teksa theksoi se ajo kërkon vlerësimin e qytetarëve të Durrësit për vizionin dhe kontributin e saj.
Ajo tha se primaret janë një ndër proceset më demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Jola Hysaj: Kam qenë pjesë e Primareve të PD, që ka qenë procesi me demokratik dhe për herë të parë risi pikërisht në përzgjedhjen e kandidatëve, ndryshe siç është bërë nga pala tjetër, deputeti që duam.
Unë do kisha dashur të isha atje ku jam, që do të thotë në listë të hapur, për një arsye, unë kam mbi 20 vjet që kontribuoj në PD dhe kam qenë drejtuese edhe e fushatave të ndryshme, kam qenë pjesë e terrenit kryesisht sepse unë vij nga njerëzit e thjesht dhe kërkoj dhe preferoj të vlerësohem nga ata që janë qytetarë ta qarkut të Durrësit dhe për këtë arsye ndihme më shumë se sa e nderuar që jam pjesë e kësaj liste.
Nuk ka qenë çdo gjë vaj, asnjëherë nuk është çdo gjë vaj, por në ndryshim nga pala tjetër nuk mësuam nga “Deputeti që duam” se kush janë deputetët e përzgjedhjen dhe kush ishte mënyra e selektimit përveç se autokracisë, në primare mënyra e renditjen ishte goxha transparente.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co