Bota

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zbulohet lista e mbyllur e kandidatëve të PD-së për Elbasanin (EMRAT)













































Pas Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Korçës, zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit. 

Screenshot_7

Siç duket në listë është i përfshirë edhe një kandidat nga Partia e Lirisë, me të cilën PD ka lidhur aleancë. Në listë nuk është deputeti Dashnor Sula, i cili gjatë ditës sot bëri të ditur se ai është njoftuar se nuk do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, pasi atij i është thënë se je; “SPAKIST”.

Lista me kandidatët e propozuar

  1. Tomor Alizoti
  2. Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë
  3. Klodjana Çapja
  4. Blendi Himci
  5. Aurel Bylykbashi

Lexo edhe: Zbardhet lista e kandidatëve të PD për Tiranën! Ja sa vende morën aleatët në listën e sigurte

Lexo edhe: Afati i fundit për emrat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit! Zbardhet lista e mbyllur e PD-së për Durrësin

Sot (12 mars) është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Deri në mesnatë pritet që partitë politike të dorëzojnë në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit

PD nisi në orën 17:00 Mbledhjen e Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.
Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar ditën e sotme por deri më tani dimë se nga PD është kryer procesi i primareve. Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve.

Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e ka kryesia e kësaj force politike. Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe PAA me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Nga pakti PD-PL, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur. Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i

Primareve do të jenë zyrtarisht në garë elektorale, patjetër në raport me preferencat që kanë dhe partitë e tjera aleate. Kjo pasi PD do të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me 25 parti të tjera.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts