Bota Shqiperia

Zgjedhjet e 11 Mjait! Renato Kumrija u hoq nga lista për Elbasanin! PD tregon arsyen: Ligji zgjedhor parashikon se në çdo 3 kandidatë, 1 duhet të jetë zonjë!

zgjedhjet e 11 mjait renato kumrija u hoq nga lista per elbasanin pd tregon arsyen ligji zgjedhor parashikon se ne cdo 3 kandidate 1 duhet te jete zonje













































Partia Demokratike ka treguar arsyet pse ka zhvendosur nga listat e kandidatëve për deputetë të qarkut të Elbasanit, Renato Kumrijën.

Screenshot_34

Në një deklaratë për mediat, PD thotë se zhvendosja e kandidatëve të qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm të pajtueshmërisëë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ.

Sipas PD, ligji zgjedhor e parashikon se në çdo 3 kandidatë 1 duhet të jetë zonjë.

“Partia Demokaratike sqaron opinionin publik se kjo ka qenë arsyeja e zhvendosjes nga lista e kandidatit të qarkut Elbasan, Z. Kumrija dhe vendosjen e zj. Elsa Gega në vend të tij.

PD ka reaguar pas kujtesës dhe këmbënguljes së KQZ që lista e qarkut Elbasan të sillej në përputhje me detyrimet e ligjit, pra raportin 1 në 3.

Gjithashtu, PD sqaron se ky zëvendësim është bërë pasi është ridiskutuar e gjithë lista e hapur e kandidatëve të Qarkut, dhe janë konsideruar edhe përfaqësimet zonale.

Ky zëvendësim nuk ka asnjë lidhje me kriteret e primareve, apo me arsye të tjera”, thuhet në deklaratën e PD.

Gjatë ditës së diel, Renato Kumrija, i cili doli i treti në primaret e Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit dhe i teti në nivel qarku denoncoi përmes një mesazhi në rrjetet sociale, heqjen e nga lista e kandidatëve për deputetë që sipas tij u bë me urdhër të

Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Kumrija e quajti këtë vendimmarrje, si një qëndrim personal të Nokës, në shkelje të statutit të PD-së.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts