Bota

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Himarë, mbyllet orari zyrtar i votimit

zgjedhjet e pjesshme vendore ne bashkine himare mbyllet orari zyrtar i votimit





































Është mbyllur orari zyrtar i votimit në 36 qendrat në Bashkinë Himarë, ku himarjotët zgjedhin kryebashkiakun e ri, mes kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo dhe atij të PD-së, Petro Gjikuria.

himare zgjedhje votime

Qytetarët iu drejtuan kutive që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, deri në orën 19:00.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, pjesëmarrja ka qenë 8394 votues nga 23074 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara, pra 36.38 %.

himara

Ajo që vihet re është se në këto zgjedhje, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë rreth 2-3% më e lartë krahasuar me zgjedhjet e një vitit më parë, më 14 maj.

Gjatë procesit zgjedhor paraditen e sotme, mbi 6 mijë qytarë nuk mundën të votonin, pasi u paraqitën me karta identiteti të skaduara.

Zgjedhjet në Himarë mbahen për shkak të dënimit me 2 vjet burg të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, për blerje votash.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts