Ibrahimoviç, Këshilltari i Lartë i “RedBird” dhe Xherri Kardinale për Milanin, përfundoi në “gjyq” nga tifozët që, derisa ai ishte në fushë si lojtar, e kishin adhuruar gjithmonë.
Ky nuk është një akt “kryengritës” në fund të fundit edhe një ikonë si Paolo Maldini i është nënshtruar shumë kritikave, por pothuajse ka gjithmonë një ‘çmim për të paguar’ kur dikush nga lideri i dhomës së zhveshjes bëhet menaxher i referencës në sektorin sportive e të gjithë klubit. Sipas gazetës “Tuttosport”, Ibra shihet nga kritikët dhe tifozët si “mishërimi i zgjedhjeve të merkatos së verës”. Në veçanti për zgjedhjen e pasardhësit të Stefano Piolit në stolin e kuqezinjve, që ra mbi Paulo Fonseka. Milanistët Milanit do të prisnin një vendim shumë të ndryshëm. Sidomos në verë kur Antonio Konte, Roberto De Zerbi dhe Serxho Konsesisao ishin të disponueshëm.
DETYRAT – Profilet që do të kishin rikthyer entuziazmin në ambientet kuqezi. Dhe fillimi i tmerrshëm i kampionatit për Milanin e Fonsekës sigurisht që nuk po ndihmon për të rigjallëruar kuqezinjtë. Për më tepër, mes postimeve të fshehta, ekskursioneve malore me Masimo AmbrozInin dhe gagave sociale të lidhura me të, mungesës pak a shumë të vazhdueshme në “Milanello” në ndjekjen e punës së ekipit, nuk është se Zlatan po respekton, sipas “Tuttosport”, manualin e menaxherit të mirë të një klub futbolli të nivelit të lartë.
Edhe disa deklarata në intervista, të rianalizuara, duket se nuk janë të përshtatshme për një klub si Milani. Ibrahimoviç mund t’i kishte bërë ato dalje si lojtar, jo si drejtor i madh. Skuadra ka nevojë për praninë e tij të përhershme dhe të përditshme në stërvitje pasi siç thotë vetë suedezi janë lojtar që duhet përkëdhelur, por edhe qortuar në disa raste. Prezenca buzë fushës është thelbësore, nuk është rastësi që në vitin e titullit ishin gjithmonë Maldini dhe Frederik Massara në qendrën sportive.
MË DREJTUES – Për të përditshmen italian, duhet ajo ‘prania pozitive’ që krijon tension dashamirës, duke stimuluar trajnerin, lojtarët dhe mjedisin. Gjithashtu sepse pas barazimit ndaj Torinos dhe disfatës ndaj Parmës, dyshimet verore të tifozëve për merkaton u drejtuan dhe mbi të gjitha ndaj Zlatanit i cili shpesh kishte dalë garant i një projekti fitues që për momentin ka nisur në mënyrën më të keqe. Prandaj do të duhet një Ibra më pak ‘dominant’ publikisht, përpara kamerave dhe më shumë një menaxher sportiv në rrugëtimin e përditshëm të Milanit drejt një rikuperimi ende të mundshëm. Në rast të një mungesë fitoreje ndaj Lacios, rreziku i një shkëputjeje mes skuadrës dhe tifozëve është konkret dhe real.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co