Pas përcaktimit të Luçiano Boçit nga Elbasani në Shkodër, një tjetër lëvizje e fortë konfirmohet nga burimet se nga ndodhur në selinë blu.
Ervin Salianji do të jëtë drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit. Ky lajm konfirmohet nga burime për gazetarin e NeWs24, Osman Stafa.
Salianji ka qënë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës ku arriti të siguronte 9420 vota, duke qënë deputeti më i votuar nga radhët e opozitës.
Në zgjedhjet e vitit 2021 Partia Demokratike arriti të fitonte 6 mandate nga 14 që ka ky qark.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co