Ndërkohë që rezultatet paraprake e tregojnë humbës në Stamboll, Erdogan duket se po merr një goditje tjetër edhe në Ankara, bashkia e dytë më e rëndësishme e vendit.
Kryebashkiaku në detyrë i opozitës Mansur Yavas deklaroi fitoren ndaj kundërshtarit të tij të AK Partisë (AKP) më pak se tre orë pasi u mbyllën qendrat e votimit në zgjedhjet lokale mbarëkombëtare.
Sipas rezultateve zyrtare të bazuara në 41.43% të kutive të votimit të hapura, Imamoglu kishte 50% mbështetje krahasuar me 41.26% për sfiduesin e AK Partisë (AKP) Murat Kurum, një ish-ministër në qeverinë kombëtare të Erdoganit.
“Bazuar në të dhënat që kemi mbledhur, mund të them se favorizimi dhe besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh është demonstruar me të vërtetë. Panorama aktuale na kënaq shumë”, tha Imamoglu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co