Bota Shqiperia

Zgjedhjet në Angli, flet babai i kandidates së vetme shqiptare: Sara, zë i fortë për bashkëatdhetarët

zgjedhjet ne angli flet babai i kandidates se vetme shqiptare sara ze i forte per bashkeatdhetaret
zgjedhjet ne angli flet babai i kandidates se vetme shqiptare sara ze i forte per bashkeatdhetaret

Për herë të parë futbollisti i njohur i viteve 70-80 Edmond Gezdari nuk rrëfen historinë e suksesit të tij, por arritjet e vajzës, Sarës, që është e vetmja shqiptare që garon për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik.

“Jam krenar së pari se është vajza ime, por edhe sepse është shqiptare dhe është e të gjithëve, jo vetëm e Mondit. Më mbushen sytë me lot. Nuk paska tifozllëk më të fortë se për fëmijën”, tha Gezdari.

Mondi, që fillesat i ka në aktrim në fëmijëri, dhe ishte e një zbulim në fushën e futbollit, mendon se sporti nuk puthitet me politikën, por që e bija është ushqyer me disiplinën e tij për të shkëlqyer në karrierën e ëndrrave të saj.

‘Ka punuar që e re, ka studiuar, shumë e mirë me mësime. Ka luajtuar edhe basketboll dhe kishte gjë shumë të mirë. Kur fitonte qante, kur humbte qante prapë. Kishte grint si i ati”, u shpreh ai për TCH.

I ati na tregon kualifikimet e Sarës së diplomuar për shkenca politike në Romë dhe që është frymëzuar prej modelit të tij e paraardhësve të familjes Gëzdari se sa vlen të jesh I papërtuar për punën, për t’u shpërblyer në jetë.

“Vij nga një familje punëtorësh. Mamaja ka qënë parukiere, babai shofer. Unë jam bërë futbollist jo në sajë të talentit, por në bazë të punës. Sara ka marr grintën, nervin nga unë. Ajo punon nga 15 orë në ditë, në takime me njerëz.”

Sara kandidon për Partinë Konservatore në zonën e Richmond Park në Londër, ku ndryshe nga kandidimi për zgjedhjet në Shqipëri, asaj i është dashur të kalojë disa sprova para se të shkruante historinë si e para shqiptare që kërkon një vend në Parlamentin anglez.

“12 vite që është në Londër dhe ka 10 vite që është aktive për partinë që garon. Atje ka një gjë interesante, duhet të kalosh dy palë zgjedhje në parti që të kandidosh, edhe Sara i ka fituar. Pra nuk është rastësisht aty, por në bazë të punës”, u shpreh babai i Sarës.

Afrimi i zgjedhjeve më 4 korrik në Britaninë e Madhe e bën punën më dinamike për Sarën për të bindur anglezët që ti besojnë votën, por një thirrje i ati e ka për shqiptarët e Londrës se pse duhet të zgjedhin Sarën.

“Nëse do jetë aty, do jetë një dorë e madhe për çështjen e Shqip”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts