Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se në Bashkinë Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit për zgjedhjet e ditës së nesërme, 4 gusht 2024.
Përmes një reagimin në “X”, Celibashi bën me dije se janë shpërndarë në çdo pikë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Celibashi bën me dije se 36 qendrat e votimit në Himarë do të hapen në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryebashkiakun.
Reagimi i Celibashit
Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.
Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co