![Zgjedhjet në Bjellorusi, SHBA me kritika: U zhvilluan nën frikë, s’mund të cilësohen demokratike 2 zgjedhjet ne bjellorusi shba me kritika u zhvilluan nen frike smund te cilesohen demokratike](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/zgjedhjet-ne-bjellorusi-shba-me-kritika-u-zhvilluan-nen-frike-smund-te-cilesohen-demokratike.jpg)
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlamentare dhe vendore që u mbajtën të dielën në Bjellorusi, tha Departamenti i Shtetit.
“Zgjedhjet u mbajtën nën frikë dhe asnjë proces zgjedhor që zhvillohet në një klimë të tillë nuk mund të cilësohet demokratik”, tha zëdhënësi i Departamentit Mathew Miller përmes një deklarate.
Procesi i sotëm që po kontrollohet rreptësisht pritet të forcojë pushtetin e udhëheqësit autoritar Alexander Lukashenko, pavarësisht thirrjeve të opozitës për bojkot.
Presidenti Lukashenko e ka drejtuar Bjellorusinë me dorë të hekurt prej thuajse tre dekadash. Ai njoftoi të dielën se do të garojë sërish në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për postin e presidentit. Ai e akuzon Perëndimin se po përpiqet të përdorë zgjedhjet për të minuar qeverinë e tij dhe për të krijuar paqëndrueshmëri në shtetin me 9.5 milionë banorë.
Shumica e kandidatëve i përkasin 4 partive të regjistruara në zgjedhje, që mbështesin politikat e zotit Lukasheko. Vitin e kaluar rreth 12 parti të tjera refuzuan të regjistroheshin për të marrë pjesë në zgjedhje.
Këto janë zgjedhjet e para pas votimeve të debatueshme të vitit 2020, që i dhanë zotit Lukashenko mandatin e gjashtë, duke nxitur protesta të mëdha në atë vend.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co