Zgjedhjet në Francë/ Exit Pollet e para: Partia e Le Pen kryeson me 200 vende në parlament

zgjedhjet ne france exit pollet e para partia e le pen kryeson me 200 vende ne parlament
zgjedhjet ne france exit pollet e para partia e le pen kryeson me 200 vende ne parlament

Gazeta e madhe belge “La Libre Belgique” ka nxjerrë Exit Pollet e para të zgjedhjeve franceze.  Sipas Exit Polleve të kësaj gazete, Rally National e Le Pen fiton 200 vende në parlamentin e Francës.

Në vendin e dytë është aleanca e majtë, Fronti i Ri Popullor, me 170 vende, ndjekur nga aleanca e Ansamblit të Macron me 140 vende.

Në vendin e katërt vijnë republikanët e Eric Ciottit me 60 vende.

Mediat franceze kanë folur gjatë ditës së sotme për humbjen e partisë së Emanuel Macron, duke thënë se ekstremi i djathtë mund të fitojë zgjedhjet. Përfaqësuesit e Macronit nuk janë të zgjedhur në së paku 100 vendbanime.

Së paku 200 kandidatë nga aleanca e majtë Fronti Popullor dhe koalicioni qendror i Macron u larguan të dielën e kaluar, në përpjekje për të ndërtuar një front republikan, me qëllim që të parandalohet fitorja e plotë e Le Pen.

Kjo e fundit ka lajmëruar se do të bëjë një sërë ndryshimesh edhe në politikën e jashtme të Francës, nëse partia e saj merr kryeministrin./La Libre/ 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →